inda22
  lajme per sport
 

 



MOURINHO MUND TA MBAJë ADEBAYORIN

Befasisht, Emmanuel Adebayor mund të rikthehet në Real Madrid. Sipas të përditshmes spanjolle As, Jose Mourinho e do sulmuesin togolez, i cili nuk ka udhëtuar me Manchester Cityn drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas kësaj të përditshmeje, ish-futbollisti i Arsenalit do të ishte i gatshëm që t′i zvogëlohet tej mase rroga, vetëm për t′u rikthyer në Santiago Bernabeu.

 

KAKA DREJT LARGIMIT NGA REAL MADRIDI

Edhe pse vetë Kaka nuk është dorëzuar dhe është i gatshëm për të rifituar besimin e trajnerit të tij Jose Mourinhos, por siç duket klubi Madrilen nuk e dëshiron më. Ish-lojtari i Milanit Ricardo Kaka, ka vendosur të mos lëvizë nga Madridi pasi braziliani ka bërë përgaditje fizike në Sao Paulo gjatë kësaj vere, ku i′u nënshtrua disa testeve fizike dhe u konfirmua se do të jetë në gjendje të përsosur për sezonin e ri.

 

Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkic, është i gatshëm të largohet nga ekipi Blaugrana drejtë klubit italian,Roma. Skuadra italiane ka shprehur interesimin e saj për lojtarin e Barçës.”Njerëzit kanë qenë duke diskutuar të ardhmen time për disa ditë.Për momentin nuk mund të them ndonjë gjë, por jemi afër momentit të duhur”.

 

 

Ish-lojtari i Realit dhe lojtari aktual i Besiktas Guti e ka shprehur dallimin më të madh sipas mendimit të tij mes yllit të Barcelonës Lionel Messit dhe atij të Real Madridit Cristiano Ronaldos.
Sipas Gutit, Messi është shumë herë më i mirë se Ronaldo vetëm në ndeshjet e mëdha dhe kjo e bën Messin si më të mirin në botë

 

Braziliani i cili luan në Kampionatin Rus ai është goditur sërisht me banane nga tifozeria kundërshtare. Kjo ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Krylya Sovetov dhe skuadrës së Anzhit tek e cila luan Roberto Carlos.
Disa minuta para e përfundimit të ndeshjes tifozeria vendase e ka goditur atë me banane gjë e cila ka ndodhur edhe disa muaj më parë në ndeshjen kundrejt Zenit St. Petersburg.

 
  Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free