inda22
  fjale te urta shqipe
 
 

fjale te urta popullore shqipe



Puna është burim i të gjitha të mirave. Fëmijët janë pasqyra e prindërve. Ata që dinë të fasin-flasin shkurt. Ai që rron vetëm për vete - ai për të tjerët është i vdekur. Ata që lexojnë dinë shumë,ata që vërejnë dinë edhe më tepër. Është kënaqësi të vdesësh për atdheun. Edhe më kënaqsi është të jetosh për të. 

fjale te urta per te drejten

E drejta shpon edhe tokën e del E drejta të nxjerr kurdoherë faqebardhë. E drejta zhytet, por nuk mbytet E drejta rri si vaji mbi ujë. E drejta vonohet ,veç nuk harrohet. Duhet shrfrytëzuar mirë kohën, sepse nga koha përbëhet jeta. Njollat që na ngjiten në trup, lahen me ujë, njollat e shpirtit ska gjë që ti pastron. Pa bashkim s'mund të ketë as opinion publik, as forcë.´ Më të pakta t'i keshë stolitë se sa i ke mundësitë. Dituria është e gjatë, jeta është e shkurtër. Dita është e shkurtë, puna e gjatë. Që të përdoret mirë koha, mjafton të kryhet çdo punë. Kush mëshiron gjarpërin,i bën keq njerëzisë. Më i poshtri njeri është ai,i cili kërkon mirësi nga një i poshtër. Një punë e bukur është më e dobishme,se një mijë fjalë të mira. Njeriu po nuk u turpërua për fajin e tij të bërë me padashje,mund të bëjë fajedhe me dashje. Me zhurmë nuk kryhet asnjë punë.Njeriu i punës është tepër i heshtur. Nuk ka faj më të madh se shpërdorimi i besimit. Po të mos ishin në botë batakçinjtë dhe naivët,avokatët do të vdisnin urie Mos i trego përralla atij që beson shumë,sepse i merr për të vërteta. Kush vë interesat e përgjithshme mbi të tijat,ëstë njeri i vërtetë. Koka s'mund të shkojë gjëkundi vetë,atë e dërgojnë këmbët por këmbët s'tunden nga vendi fare pa kokë. Ai që pranon këshilla është më i madh se ai që jep;sepse,sa e lehtë është të japësh këshilla,aq rëndë është t'i pranosh. Për të mbaruar një punë,më parë duhet menduar,së dyti konsulltuar,pastaj duhet duhet filluar. Ç'do punë pak e shumë ka një dobi,vetëm të folurit e tepërt nuk ka asnjë dobi. Vlerën e mendjes mund ta kuptojë njeriu vetëm atëherë kur bisedon me ndonjë budalla Shkalla e parë e marrisë është të kujtosh se je i mençur. Përpiqu të imitosh vetëm punët e mira të njerëzve të mëdhenjë. Zullumi më i poshtër është ai që e shtyp mendimin. Po të mos kishte robëri në botë,as që do të ndihej emri i lirisë. Vreshti s'bëhet me urata,po me shata e lopata. Qengji i butë thith dy nëna Pa e përpush zjarrin,s'dalin gacat. Mos e bën hesap kohën,po bëne hesap punën. N'bëfsh keq,mos maj ymyt për mirë. Kah t'fyn era, përplaset dera. Kur e ke mashën,mos e djeg dorën! Nata ka vesh,e dita ka sy! Mos u bën urë e vig,se t'shkel i fortë e i lig. Kali njihet në vrapim e burri me durim. Qiri i fikun nuk bën dritë. Ma mirë një ve sot se një pulë n'mot. Kush shkon ngadal,arrinë shpejt. Pema më e ëmbël,është ajo që vjelim me duart tona. Njeri i zoti nuk është ai që s'ka të meta,por ai që pranon të metat e tij. Njeriu,që bëhet edhe më i zoti,nuk duhet të harrojë atë që ka mësuar. Një punë e bukur është më e dobishme se një mijë fjalë të bukura. Gabimet që harrohen,përsëriten. Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me ngut. Ato ç'ka di njeriu,në krahasim me ç'ka nukdi, janë kurrgjë. Fjala e keqdashësit është si qymyri:edhe kur nuk e djeg sendin që prek,e nxinë atë. Më i poshtri njeri është ai që kërkon mirësi nga një i poshtër. Kush lexon shumë,medoemos bëhet i pasur;kush punon shumë,medoemos bëhet i pasur;kush kujdeset për higjienën,medoemos bëhet i fuqishëm;kush ka sjellje të mirë,medoemos bëhet i lumtur.Ai që i plotëson të gjitha këto kushte,le të thotë se ka bërë më të vërtetë jetë në botë. Për të kryer punë nuk duhet vetë të dish,por kryesisht të duash. ATDHEU Duaje atdhenë si shqiponja folenë. Liria i ka rrënjët në gjak. Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes. Lumi fle,armiku s'fle. Liria nuk blehet me para e me tokë,por me gjak e me kokë. Kush s'ka punë, luan derën. E bën bujku arën,se bën ara bujkun. Luajte këmbët,luajte dhëmbët. Fjalë pak e punë shumë. Mos e shiko gunën,Po shikoji punën. Ai që përton sot,do pendohet mot. BURRËRIA Bëhu trim,të të dojë e gjithë bota. Kapedani i mirë në furtunë njihet. Trimin vraje,po mos e shaj. Mur luan,burri s'luan. Kushtrimi del për të ligshtin se trimi kujtohet vetë. Kur s'ta dron kush armën vjerrë,as kur e ke në krah s'ta don.

te ndryshme

Gur-gur bëhet kalaja. S'rrëxohet lisi me një të rame. E ja baba të të tregoj arat. Trimëria pas luftës e urtia mbas kuvendit s'vlejnë gja. Kalliri me bukë s'e ngre kryet përpjetë. Mendja e madhe e zeza e të zot. Uthulla e fortë pëlcet enën e vet. I shtrejtë në krunde i lirë në miell. Ka frikë nga hija e vet. Njëri i thundrës tjetri patkoit. Qejf pa prishur,punë pa bitisur. Rri shtrembër por fol të drejtën. T'çon te kroi e s'të jep me pi. S'mbullohet dielli me shoshë. Të vret me pambuk. Iku nga shiu e ra në breshër. Kali i huaj të lë në baltë.
 
  Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free